Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja e nis me fitore edicionin e ri në Ligën Ballkanike

NULL NULL
04.11.2022 22:15

Klubi i Basketbollit, Peja, ka shënuar fitore ndaj Budivelnyk, me rezultat 81-71, në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën Ballkanike.

Pejanët e nisën mirë çerekun e parë duke e fituar me rezultat 26-16, derisa në atë të dytin ekipi nga Ukraina, u rikthye duke e fituar me rezultat 26-15.

Edhe në çerekun e tretë, ukrainasit ishin më të mirë duke  fituar me rezultat 22-17, derisa në çerekun e fundit, pejanët u rikthyen fuqishëm duke fituar me rezultat 23-7, për rezultatin përfundimtar 81-71.

Në këtë ligë janë duke marr pjesë 7 ekipe, derisa nga Kosova është pjesëmarrës edhe Bashkimi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme