Peja 03 inkuadrohet në Superligë NULL NULL nga Shpend Spahija 24.04.2023 14:02 nga Shpend Spahija 24.04.2023 14:02 Peja 03 është shpallur kampione e Ligës së Parë të Femrave. Skuadra pejane në dy ndeshjet finale ka qenë më e mirë se WBC Bashkimi, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës. Sfidën e parë vashat pejane e fituan 55:50, kurse takimin e dytë në Therandë e fituan 47:53. Peja 03 kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore e një humbje, ndërsa WBC Bashkimi 12 fitore e dy humbje.