Peci ua lë në dorë komunave qentë endacakë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.05.2023 20:27 nga Flamur Gajtani 25.05.2023 20:27 Për 23 vjet ishte çështja më problematike për krejt pushtetet. E tek këtë të enjte, Ministria e Bujqësisë nxori një Udhëzim Administrativ përmes të cilit synon të vendosë rregull njëherë e mirë për trajtimin e qenve endacakë, raporton Klan Kosova. Sipas dokumentit të nënshkruar nga ministri Faton Peci, për këtë temë tani topi kalon tek pushtetet lokale. Por, bartja e detyrimeve nga qendra në komuna pa buxhet po del të jetë e kotë. Qytetarët kërkojnë që me këtë problematikë të merren sa më parë institucionet. Pavarësisht kush e ka obligim, endacakët duhet larguar me patjetër. Dokumenti që hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, përfshin edhe veprimet dhe sjelljet ndaj qenve që nga momenti i kapjes, izolimit, e deri te adoptimi. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.