Peci thotë se javën tjetër shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte NULL NULL 09.03.2024 10:15 09.03.2024 10:15 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024. Kjo u bë e ditur nga Peci pas një vizite te blegtori vushtrrias, Gëzim Hajdari, për të cilin tha se është mbarështues i racës autoktone të buallicës. “Ai ka rritur numrin e krerëve nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumështit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror”. “Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare”, tha Peci, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.