PDK me seri videosh 10-sekondëshe me AI: Të bashkuar në Kosovë. Të respektuar në botë. Voto Bedri Hamzën! (Video) NULL NULL 24.12.2025 11:49 24.12.2025 11:49 Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”. Videoja e sotme, e publikuar nga PDK, i referohet vizionit të Bedri Hamzës për bashkim e integrim. “Të bashkuar në Kosovë. Të respektuar në botë. Voto Bedri Hamzën!”, thuhet në videon e PDK-së. Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.