PDK e nis fushatën pa tubim (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 16.09.2021 20:20 nga Qendresa Tershana 16.09.2021 20:20 Partia Demokratike e Kosovës sot ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi atë e nisi vetëm, pa kandidatët për shkak të masave kundër COVID-19. Ai nëpërmjet një videoadresimi iu kërkoi kandidatëve për kryetar dhe asamblistë që të mos organizojnë tubime elektorale masive dhe të respektojnë masat kundër pandemisë. E pavarësisht kësaj forme të komunikimit me zgjedhësit, Memli Krasniqi është optimist për rezultatin përfundimtar. I pari i PDK-së deklaroi se kandidatët e kësaj partie për kryetar të komunave kanë në fokus kërkesat, mirëqenien e qytetarëve dhe interesat e tyre lokale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025