Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK dënon dhunën nëpër shkollat e Gjilanit

NULL NULL
02.06.2016 10:40

 

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka dënuar dhunën që po ndodh në shkollat e këtij qyteti.

“Nuk është hera e parë që gjatë qeverisjes së LDK-së, nëpër shkollat e Gjilanit po përdoret dhuna, keqtrajtimet dhe fyerjet si instrument i edukimit ndaj nxënësve.”

“Dhuna e përdorur dje nga drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri” ndaj një nxënësi në fshatin Malishevë, sikurse që ka ndodhur edhe në disa raste të tjera, tregon gjendjen e stërkeqe dhe të pakontrolluar në sistemin e Arsimit në shkollat e Gjilanit”.

Sipas degës së partisë që drejtohet nga Kadri Veseli, veprimet e tilla të drejtorit, bien në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Kosovës, si dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në dispozitat për të drejtat e fëmijëve, në nenin 50.3 shprehimisht parasheh që secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi” thuhet më tutje në reagimin e këtij subjekti politik, transmeton Klan Kosova.

 

 

.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.