PD i kërkon KQZ-së hetim administrativ: Mungojnë 130 mijë fletëvotime NULL NULL 02.06.2025 19:34 02.06.2025 19:34 Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në gjithë vendin. Përmes kërkesës dërguar KQZ, PD-ASHM ka shprehur shqetësimin KQZ-së për rreth 130 mijë fletëvotime që mungojnë, shkruan euroneës.al, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu, PD kërkon sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura, të papërdorura e të dëmtuara.