Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pavarësimi i Çamërisë, Shala: Është diskurs i pamundur (VIDEO) 

NULL NULL
18.06.2025 14:21

Çështja e Çamërisë dhe mundësia e pavarësimit të saj është diskutuar sot në njërin nga blloqet e emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova.

Historiani Azdren Shala ka hedhur poshtë kategorikisht çdo ide për pavarësimin e Çamërisë, duke e cilësuar këtë si një diskurs të rrezikshëm dhe të pabazë.

“Ky narracion është degradim total i diskursit publik. Dalin disa njerëz me ëndrra shumë, që as ëndrra nuk janë, me një rotacion krejt romantik. Problemi i shqiptarëve është problemi i krejt botës, e mendojnë disa. Pa e kuptuar që jemi pjesë e një realiteti të parëndësishëm gjeopolitik”, tha Shala, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se ndryshimi i kufijve është i pamendueshëm në rrethanat aktuale ndërkombëtare dhe se Çamëria nuk ka asnjë status juridik si vend i pushtuar, çka sipas tij e bën të paqëndrueshme çdo pretendim për ndonjë proces të pavarësimit.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.