“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina inerte: Veprim i papranueshëm! NULL NULL 02.02.2026 12:19 02.02.2026 12:19 Foto: KR Pastrimi, screenshot Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas një videoje të publikuar, ku shihen dy persona duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt. Përmes një postimi në Facebook, kompania e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe ka bërë të ditur se rasti është adresuar te institucionet përkatëse. “Ne kemi kontaktuar me institucionet përkatëse. Ky veprim është i papranueshëm. Besojmë në institucionet tona se do merren me rastin shpejt. Ju nuk mund të hidhni në këtë mënyrë mbeturinat inerte. Jo afër kontejnerëve tanë sepse pamundësoni punën e ekipeve tona”, thuhet në reagim, përcjell Klankosova.tv. Nga “Pastrimi” theksojnë se, sipas rregullores për menaxhimin e mbeturinave, mbeturinat inerte duhet të hidhen vetëm në orarin e caktuar dhe në lokacionet e përcaktuara nga Komuna e Prishtinës. “Në bazë të rregullores për menaxhimin e mbeturinave, ju duhet të hedhni këto mbeturina vetëm në orarin e caktuar, në lokacionin që Komuna e Prishtinës e cakton ashtu si orarin. Mos i hedhni në këtë mënyrë mbeturinat!”, shkruhet në reagim./Klankosova.tv