Pasojat e depresionit tek baballarët! NULL NULL 16.11.2017 13:30 16.11.2017 13:30 Baballarët me depresion, kanë shumë më tepër gjasa të kenë fëmijë adoleshentë që gjithashtu vuajnë nga gjendja e shëndetit mendor, thonë gjetjet e hulumtimeve të reja. Megjithatë sipas raportimeve, kjo ndodh pavarësisht nëse nëna e adoleshentit ka çrregullimin, transmeton Klan Kosova. Hulumtimet e mëparshme rezultonin se disa gjendje të shëndetit mendor janë gjenetike, duke rekomanduar se depresioni mund të jetë trashëgimi. Autori kryesor Dr Gemma Lewis nga University College London, ka thënë: “Ka një keqkuptim të zakonshëm që nënat janë më të përgjegjshme për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre, ndërsa baballarët kanë më pak ndikim – kemi gjetur se lidhja midis prindërve dhe adoleshentëve nuk është e lidhur me gjininë’’ përfundon ai, transmeton Klan Kosova. ‘’Nëse jeni një baba që nuk ka kërkuar trajtim për depresionin tuaj, kjo mund të ketë ndikim tek fëmija juaj’’.