Pasi doli fitues i BBVK-së, Drilon Rama vjen me një risi për fansat NULL NULL 03.02.2025 22:23 03.02.2025 22:23 Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka njoftuar se ka hapur një kanal në YouTube ku adhuruesit e tij do të mund ta ndjekin jetën e tij dhe gjithçka që ai bën. Përmes një postimi në Instastory, fituesi i BBVK-së, thotë se këtë gjë po e bën për fansat në mënyrë që ata të jenë pjesë e rrugëtimit të tij. “Qëndroni gati sepse shumë gjëra interesante po vijnë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.