“Pasaportat”, Mickoski propozon zgjidhje të ngjashme si me letërnjoftimet NULL NULL 14.02.2024 13:59 14.02.2024 13:59 Pasaporta e Maqedonisë së Veriut Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kritikoi LSDM-në dhe BDI-në për siç tha, kaosin e shkaktuar me pajisjen e qytetarëve me dokumente personale, raporton Aslat-m, transmeton Klan Kosova. Ai u bëri thirrje deputetëve të mbështesin nismën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për ndryshime në ligjin për dokumentet e udhëtimit siç u mbështetë vazhdimi i afatit të patentë shoferit. Në këtë mënyrë, sipas Mickoskit, do t’i jepet fund golgotës së qytetarëve.