Pas votimit, peshkatarët e Radoniqit e vazhdojnë hobin e tyre (FOTO) NULL NULL 06.10.2019 11:53 06.10.2019 11:53 Peshkatarët nuk po e ndalojnë hobin dhe sportin e tyre edhe sot në ditën e zgjedhjeve. Gazetarja jonë Arbëreshë Uka i ka intervistuar sot disa prej tyre në liqenin e Radoniqit në Gjakovë, të cilët kanë deklaruar se herët në mëngjes kanë shkuar nëpër qendrat e tyre të votimit dhe e kanë përfunduar procesin e dhënies së votës. Njëri prej tyre, Dukagjin Murati deklaroi se nuk pati probleme gjatë këtij procesi dhe se sipas tij tani i mbetet qeveritarëve që ta kryejnë punën e tyre. Ai për Klan Kosovën tregoi edhe disa hapa për peshkim të suksesshëm dhe se si ndihet mirë me këtë sport të përzgjedhur prej tij. “Këtë e kemi hobi. E harrojmë stresin dhe çdo gjë. Këtu ndjejmë kënaqësi, çdo gjë është e qetë dhe veç bukuri. Është sport i mirë dhe është pak i kushtueshëm, por kënaqësinë që e gjen këtu nuk e gjen askund”, ka deklaruar ai.