Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas vërshimeve, pejanët kërkojnë ndihmën e shtetit (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 25.06.2023 20:35

Reshjet bllokuan kanalin e sasia e madhe e ujit ua shembi rrugën.

Banorët e lagjes “Fidanishte” në Pejë po mundohen të hapin vetë gypin nëntokësor, që vërshimet e së shtunës e mbyllën, raporton Klan Kosova.

Vala ujore mori pas vete çka gjeti e depërtoi edhe nëpër vetura.

Niveli i lartë i ujit dëmtoi aparatura e makineri nëpër bodrumet që u përmbyten.

Pa dëme nuk shpëtuan as mjetet e parkuara përreth lagjes.

Të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore presin që dora e institucioneve t`u dalë në ndihmë. Për këtë zotohet se do të angazhohet edhe kryetari i Pejës.

Ekipet emergjente ishin në terren nga mbrëmja e së shtunës, ndërsa komisioni për vlerësimin e dëmeve sipas komunës, do ta dalë nga nesër në terren për të evidentuar çdo avari të shkaktuar. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme