Pas Tiranës, edhe Durrësi “zhytet” nga shirat e dendur NULL NULL 30.08.2025 13:02 30.08.2025 13:02 Pas Tiranës, stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka goditur edhe qytetin e Durrësit. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu dhe rrugët e Durrësit të zhyten totalisht nën ujë, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv. Në pothuajse të gjitha rrugët e brendshme të qytetit, qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë. Ndërkohë Bashkia e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.