Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Thaçit, pasdite do të deklarohen edhe Veseli e Selimi

NULL NULL
04.04.2023 13:01

Sot është duke vazhduar gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku pasdite pas deklaratave hyrëse të avokatëve, do të deklarohen edhe Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Përpara Veselit e Selimit, ishte ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i cili në deklaratën e dhënë pa betim mohoi edhe një herë të gjitha akuzat me të cilat e ngarkon ZPS-ja.

Ndër të tjera, Thati tha se “viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit”.

“Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër” ka deklaruar Thaçi, njofton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme