Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut tek memoriali NULL NULL 03.04.2026 21:27 03.04.2026 21:27 Ushtarakët e FSK-së, gjatë stërvitjeve të rregullta zbritën nga zona malore për nderime tek dëshmorët në Kompleksin Memorial të Vrellës në Istog. Të njëjtit, bënë homazhe dhe përkujtuan sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit. Ata u pritën nga kryetari i OVL UÇK – Istog, Muhamet Demaj, së bashku me bashkëluftëtarë, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, ata vizituan edhe nxënësit, ku zhvilluan aktivitete të përbashkëta dhe brohoritën për UÇK-në.