Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas raportimit të Klankosova.tv, largohet deponia e mbeturinave në Fushë Kosovë (FOTO)

NULL NULL
18.06.2025 14:41

Komuna e Fushë Kosovës, ka reaguar pas raportimit të Klankosova.tv duke larguar deponinë e mbeturinave afër stadiumit dhe stacionit policor në këtë qytet.

Ndotja e ambientit në këtë pjesë kishte shqetësuar tej mase banorët e kësaj zone, duke kërkuar intervenimin e pushtetit lokal për ta pastruar atë pjesë.

Mbeturinat ishin hedhur për disa muaj në këto dy vende, por nuk kishin marrë trajtimin e duhur.

Derisa nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Fushë Kosovës, kanë deklaruar për Klankosova.tv se këto mbeturina po krijohen në pika ilegale.

Sipas kësaj drejtorie, po punohet me kapacitetet maksimale për largimin e mbeturinave edhe në pjesë tjera të këtij qyteti./ Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.