Pas raportimit të Klan Kosovës, nis largimi i deponisë së mbeturinave në Topliçan (Video) NULL NULL 25.03.2026 14:08 25.03.2026 14:08 Pak ditë pas raportimit të Klan Kosovës, të mërkurën, kanë filluar punën ekskavatorët dhe kamionët për largimin e deponisë së mbeturinave në fshatin Topliçan të Lipjanit. Për situatën e rënduar me mbeturina, banorët e fshatit kishin protestuar ditë më parë, pasi që kërkesat e tyre për kohë të gjatë nuk ishin marrë parasysh. Por, tek pas raportimit të televizionit, ky ambient pritet të marrë pamje të re me largimin e deponisë. Gjendja e kësaj hapësire ka qenë e mjerueshme dhe banorët kishin shprehur kritika e akuza të shumta. /Klankosova