Pas përplasjes me Drilonin, Drenusha përplaset edhe me Gjestin (VIDEO) NULL NULL 12.12.2024 10:31 12.12.2024 10:31 Drenusha pas debatit me Drilonin, ka pasur një përplasje edhe me Gjestin. Derisa Gjesti po e ngacmonte me fjalë, Drenusha i reagoi duke i thënë “kqyri punët e tua, që i ke llugë”. “Kur ke diçka me mua personale, eja!”, i tha Drenusha, gjersa e quajti njeri me shumë fytyra. Gjesti i tha se do të ketë ‘fërkë’ deri në kijamet, transmeton Klankosova.tv. “Fërk ki me pasë deri në kijamet!”, i tha ai. “Nëse ti ke me shku në finale unë qitash dal nga shtëpia. Nuk ki me shku kurrë!”, u shpreh Gjesti. Debati vazhdoi tutje mes dyshes me tone të ashpra e ironi, teksa mund ta ndiqni përmes videos së mëposhtme.