Pas një mosmarrëveshje, rrahen mes vete tre vëllezër në Obiliq NULL NULL 02.09.2023 08:50 02.09.2023 08:50 Foto ilustruese Pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes vete tre vëllezër në Obiliq. Dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërkaq i dyshuari tjetër i mitur është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv. “Pas një mosmarrëveshje rreth një mjeti të përbashkët janë sulmuar fizikisht tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.