Pas ndarjes nga i dashuri, Bebe Rexha e gatshme për një lidhje të re NULL NULL 01.08.2023 17:39 01.08.2023 17:39 Bebe Rexha Këngëtarja Bebe Rexha e ka konfirmuar përfundimin e lidhjes së saj tre vjeçare me të dashurin Keyan Safyari. Artistja më 28 korrik derisa ishte duke performuar në Londër u kishte thënë adhuruesve: “Tani sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak, duhet të më ndihmoni këtu”. 33-vjeçarja më tej kishte thënë se atë natë do të shkonte në një klub të natës në Londër për të kërkuar një të dashur të ri, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.