Pas ndalesës nga autoritetet serbe flet Eliza Hoxha: M’i ndaluan tre fotografi, njëra me pamfletin UÇK NULL NULL 30.05.2018 12:21 30.05.2018 12:21 Pak momente pasi nga autoritetet kufitare serbe iu ndalua hyrja në Serbi, artistja kosovare Eliza Hoxha ka dhënë rrëfimin e saj rreth asaj që ndodhi kur ajo u nis për të qenë pjesë e festivalit të përvjetshëm që mbahet në Beograd ”Mirdita DobrDan”. Ajo për Televizionin Publik, ka pranaur se autoritetet serbe ia ndaluan asaj tre fotografi: ”Më ndaluan tri fotografi, njëra me pamfletin e UÇK-së, fotoja e dytë është nga protestat ku shihet afishja me vagun e poetit Ali Podrimja: Kosova, gjaku ynë që nuk falet…”, ka thënë Hoxha, njofton Klan Kosova. Artistja kosovare po ashtu ka treguar se fotografia e tretë që iu ndalua të jetë pjesë e ekspozitës në kuadër të festivalit ”Mirëdita-Doberdan”, është konceptuale dhe paraqet “lojën” mes flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte edhe inspirim për ekspozitën e saj në Beograd me titull: ”Midis ëndrrës dhe realitetit”. Ky punim sipas Hoxhës është realizuar në njëvjetorin e pavarësisë, mbi debatin për flamurin dhe himinin. Ndryshe, artistët kosovarë sapo janë lejuar të kalojnë kufirin dhe tashmë me përcjellje të policisë po vazhdojnë rrugëtimin në drejtim të Beogradit, njofton Klan Kosova.