Pas mospajtimeve, shtyhet për të hënën seanca për Projektligjin e Buxhetit NULL NULL 13.02.2026 17:17 13.02.2026 17:17 Është shtyrë për të hënën seanca për leximin e parë për Projektligjin e Buxhetit. Kryetarja e Kuvendit , Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 10:00, transmeton Klankosova.tv. Përndryshe, shtyrja e senacës erdhi për shkak të mospajtimeve mes partive për të vazhduar me votimin e këtij projektligji, ku PDK, LDK dhe AAK kërkuan tri ditë afat për analizimin e buxhetit.