Pas mosmarrëveshjes në komunikacion, i dyshuari gjuan me armë zjarri në drejtim të tokës NULL NULL 22.03.2025 08:56 22.03.2025 08:56 Një person ka informuar policinë se pati një mosmarrëveshje në komunikacion me një të dyshuar të panjohur, në lagjen Veternik të Prishtinës, të premten. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari e kishte ofenduar dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, rasti vazhdon të hetohet. /Klankosova.tv