Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Kosovës, Von der Leyen shkon në Mal të Zi

NULL NULL
26.10.2024 15:38
Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, me presidentin malazez
Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, me presidentin malazez

Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar për vizitë në Mal të Zi.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se është pritur atje nga presidenti malazez, Jakov Milatoviq, duke thënë se është e lumtur që turneun për Ballkanin Perëndimor e përfundoi në Podgoricë.

“Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës”.

“Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Von der Leyen. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme