Pas Kosovës, Rutte në ShBA – Trumpi e pret të enjten në Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 11.03.2025 20:59 11.03.2025 20:59 Pas vizitës që pati sot në Kosovë, shefi i NATO-s, Mark Rutte vazhdon turin e tij të vizitave, duke ndaluar në Washington. Është presidenti, Donald Trump ai i cili do ta pres Mark Rutten në takim, ka bërë të ditur sonte Shtëpia e Bardhë, transmeton klankosova.tv. Derisa siç shkruan Reuters, Trump do të mirëpresë gjithashtu kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën. Kujtojmë se shefi i NATO-s sot zhvilloi takime të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Takimet u cilësuan si rikonfirmim i angazhimit të Kosovës për siguri në rajon dhe më gjerë.