Pas incidentit në ndeshjen Prishtina – Trepça, ndeshjet do të luhen pa tifozë NULL NULL 12.12.2022 15:03 12.12.2022 15:03 Ndeshjet basketbollistike do të luhen pa tifozë deri në një njoftim tjetër. Kështu u mor vendim në takimin që mbajti Komiteti i Sigurisë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e këtij Komitetit përcjell Klankosova.tv Kjo pas incidentit të mbrëmshëm që ndodhi në finalen e Superkupës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Ngjarja mori vëmendjen e të gjithëve. Si pasojë e huliganizmit dhe përleshjeve mes “Plisave” dhe “Torcidave”, bëri që disa nga tifozët të lëndohen e palestra të dëmtohet. E po ashtu edhe katër policë u lënduan. Dhunë s’pati veç në ndeshjen e mbrëmshme por edhe gjatë ndeshjes Bashkimi – Peja. Komiteti në mbledhje kërkoi dënimin e tifozëve “Arpagjikët” dhe “Shqiponjat”.