Pas dy vjetësh luftë, si është situata në Ukrainë? NULL NULL 29.02.2024 09:51 29.02.2024 09:51 Foto: Arkiv Gjatë ditës së sotme, Vladimir Putin pritet t’I kushtojë një pjesë të fjalimit të tij, pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Të shtunën e kaluar janë bërë dy vjet që kur tanket ruse kaluan për herë të parë kufirin me Ukrainën, të përshkruar nga Putin si një “operacion special ushtarak”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Moska ka bërë përparime të dukshme në javët e fundit. Më poshtë gjeni një përmbledhje të shpejtë të zhvillimeve më të fundit: Forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Avdiivka në fitoren më të madhe të Rusisë që nga rënia e Bakhmut në maj të vitit të kaluar. Rusia gjithashtu ka nisur sulme rreth fshatrave në rajonin jugor të Zaporizhzhia ku Ukraina pati disa përfitime gjatë kundërofensive të saj të vitit 2023. Ukraina ka vazhduar sulmet e saj ndaj flotës ruse në Detin e Zi, së fundmi duke pretenduar se ka fundosur anijen amfibe, Caesar Kunikov, në brigjet e Krimesë së pushtuar nga Rusia. Për sa i përket mbështetjes, ndihma perëndimore për Ukrainën po ngadalësohet dhe ka raporte se si Ukraina ashtu edhe Rusia po luftojnë për të furnizuar linjat e tyre të frontit me municion. Kievi është shumë i varur nga mbështetja e SHBA-së, por paketat e ndihmës ushtarake janë bërë një pikë kyçe e mosmarrëveshjes midis demokratëve dhe republikanëve.