Pas diplomacisë, ish-ministri Osmani i kthehet kirurgjisë së avancuar NULL NULL 26.11.2024 11:27 26.11.2024 11:27 Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duket se i është kthyer në plotni profesionit të tij prej kirurgu. Kështu lë të kuptojë një fotografi e tij, të cilin e ka shoqëruar me një dedikim falënderues ndaj një spitali në Oslo, për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike, transmeton klankosova.tv. ”Mirënjohës për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit në spitalin prestigjioz Ullevål në Oslo. Kjo teknologji moderne po revolucionarizon saktësinë kirurgjikale dhe shërimin e kancerit. #KirurgjiRobotike #TrajtimiiKancerit #SpitaliUllevål”, shkruan ish-kryediplomati në facebook. Bujar Osmani mban titullin specialist Kirurg në Kirurgji Digestive dhe njëkohësisht ushtronte edhe detyrën shtetërore si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.