Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas deklaratës që të mos bëhen krahasime mes Kosovës dhe Ukrainës, Hill takohet me Vuçiqin

NULL NULL
23.05.2022 09:07

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill sot do të pritet në takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq..

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidencës serbe, transmeton Klankosova.tv

Hill në intervistën dhënë të dielën për gazetën serbe “Politika” tha se ndryshe nga dikur, kur mendohej se kishte një rrugë të tretë në Serbi, se Serbia nuk ishte as Lindje e as Perëndim, se ishte disi e veçantë, se shkonte në rrugën e saj, tani shumica e serbëve mendojnë se ka një rrugë të drejtë, rrugë të gabuar dhe duan të zgjedhin rrugën e duhur. Ai shtoi se rruga e drejtë është BE-ja dhe Perëndimi.

Diplomati amerikan në Serbi tha se Kosova dhe Ukraina janë “situata shumë të ndryshme” dhe bëri thirrje që të mos lidhet ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 me atë që po ndodh sot në Ukrainë.

Hill: Në dialogun Kosovë – Serbi duhet të jenë prezente të gjitha elementet

lajme të ngjashme