Pas Championsit, radha te ligat tjera evropiane NULL NULL 07.11.2024 13:27 07.11.2024 13:27 Pas përfundimit të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, radha është për Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës. Në kuadër të Ligës së Evropës, vlen të veçohet ndeshja Man United – PAOK, që nis në orën 21:00 dhe transmetohet në Sport 1 të platformës Artmotion. Po ashtu, Lazio do ta presë Porton në kuadër të po së njëjtës ligë dhe në po të njëjtën kohë. Kjo ndeshje transmetohet në Sport3 të Artmotion. Veç këtyre, në platformën Artmotion do të transmetohen edhe dy ndeshje tjera të Ligës së Evropës. AZ Alkmaar – Fenerbahce nga ora 21:00 në Sport4 dhe Olympiacos – Rangers nga ora 18:45 në Sport1. Ndërsa në garën tjetër më inferiore të Evropës, Ligën e Konferencës, nga ora 21:00 do të përballen Chelsea me Noah. Këtë ndeshje mund ta ndiqni në kanalin sportiv Sport2 të platformës numër 1 në vend, Artmotion. /Klankosova.tv