Pas aterimit, aeroplanit papritmas i bie dera (VIDEO) NULL NULL 08.02.2018 18:44 08.02.2018 18:44 Dera e aeroplanit nigerian ra menjëherë pas uljes në Abuja, duke shkaktuar panik në mesin e udhëtarëve, transmeton Klan Kosova. Për fatin e mirë të rreth 120 pasagjerëve, aeroplani ishte tashmë në pistë kur dera kishte rënë në tokë. Sipas mediave të huaja, menaxhmenti i kompanisë fajëson një pasagjer, duke argumentuar se ai qëllimisht hapi derën, megjithatë, dëshmitarët deklaruan ndryshe. “Askush nuk e preku derën, ata tronditën gjithë fluturimin disi dridhej dhe dukej se ata nuk e kishin mbyllur mirë. Kur u ulëm dëgjuam një shpërthim të vogël, të gjithë ishim të frikësuar”, tha një nga udhëtarët. https://www.youtube.com/watch?v=GasqiD1cIL4