Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja NULL NULL 11.06.2025 14:06 11.06.2025 14:06 Tiktokeri më i njohur në botë, Khaby Lame, është larguar nga SHBA-ja pasi u arrestua nga agjentë federalë. Një zëdhënës i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave, tha se Lame i cili ka mbi 162 milionë ndjekës në TikTok, u ndalua të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas pasi ai “kishte tejkaluar kushtet e vizës”. Ndaj, ata që kanë një urdhër dëbimi në të dhënat e tyre mund të pengohen të lejohen të kthehen në SHBA deri në një dekadë. Ndërsa ishte në SHBA, Lame – emri ligjor i të cilit është Seringe Khabane Lame, mori pjesë në Met Gala në New York. Ai u bë i famshëm në internet gjatë pandemisë COVID-19, ku ai reagonte ndaj videove të ndërlikuara të pa thënë asnjë fjalë. Me miliona ndjekës, ai nënshkroi një partneritet shumëvjeçar me markën e stilistëve Hugo Boss në vitin 2022 dhe u emërua si ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it në janar të këtij viti, transmeton Klankosova.tv.