Pas 2 muaj mungese, nis shpërndarja e vaksinës së fëmijeve ” Pentavax” NULL NULL 05.04.2016 11:40 05.04.2016 11:40 Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se që nga dje në Kosovë kanë ardhur 94.000 doza të Vaksinës Pentavax (DPT/Hep B/HiB) për vaksinimin e fëmijëve sipas Programit të Zgjeruar të Imunizimit. MSH bën me dije se këto vaksina janë të prodhuara në janar të këtij viti, ndërsa pas regjistrimit të tyre, sot ka filluar shpërndarja e tyre dhe janë informuar të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Poashtu bëhet e ditur se sasia e vaksinave që marrin komunat varet nga kërkesat e tyre. “Në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas Programit të vaksinimit”thuhet në një njoftim për media të ministrisë që udhëhiqet nga Imet Rrahmani, transmeton Klan Kosova. Që nga 15 shkurt i këtij viti në Prishtinë kishte mungesë të kësaj vaksine e cila iu jepet fëmijëve deri në moshën 1 vjeçare për t’i qëndruar imun sëmundjeve të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025