Pas 14 xhirosh, Liga e Parë me rivalitet dramatik NULL NULL 27.10.2025 16:58 27.10.2025 16:58 Raiffeisen Liga e Parë së fundmi përfundoi xhiron 14, ku disa ekipe po dallohen me performanca fantastike. Vushtrria kryeson tabelën me 31 pikë, pasuar nga Vëllaznimi dhe Dinamo me nga 28 pikë secila dhe këto rezultate dëshmojnë më së miri për një garë të ngushtë për vendet e para. Sulmi i fuqishëm i Vushtrrisë, me 28 gola të shënuar, dhe mbrojtja e fortë me vetëm 13 gola, i kanë dhënë avantazh të madh. Trepça ‘89 shfaq formë të mirë me 32 gola të shënuar, ndërsa Feronikeli 74 po tregon stabilitet dhe mbrojtje solide, me vetëm 10 gola të pësuar. Në anën tjetër, disa ekipe si Vjosa, KEK-u, Besa dhe 2 Korriku po përballen me vështirësi dhe luftojnë për të shmangur rënien nga liga, duke bërë që garës në fund të tabelës t’i shtohet tension dhe dramatizëm. Kjo ligë po ofron emocione të forta dhe ndeshje interesante çdo javë, ku çdo pikë mund të bëjë diferencën në luftën për ngjitje në Superligë ose shmangie të rënies nga liga./Klankosova.tv