Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas 13 vjetësh e dyta e botës në tenis Agnieszka Radwanska, paralajmëron largimin nga tenisi profesionist (VIDEO)

NULL NULL
14.11.2018 17:39

Tenistja polake Agnieszka Radwanska, së shpejti paralajmëron tërheqjen nga ky sport pas 13 vjetesh.

Ajo ka shkruar historinë duke u bërë finaliste e Wimbledon. Ajo arriti edhe të rangohet si e dyta në botë.

Ajo me këtë rast i’u drejtua edhe fansave të saj, shkruan wtatennis, përcjellë Klan Kosova.

“Dëshiroj të ndaj me ju një nga vendimet e mia më të rëndësishme profesionale. Sot pas 13 vitesh karriere profesioniste, vendosa që të tërhiqem. E di nuk është vendim i lehtë. Kam kujtime shumë të bukura, përfshirë 20 tituj, kampionatin në Singapore, finalja në Wimbledon, dhe shumë tjera”.

Ajo shprehu se

“Për fat të keq unë nuk jam më në gjendje të stërvitem dhe të luaj si më parë, dhe kohët e fundit trupi im nuk mund të përballojë pritjet e mia. Duke marrë parasysh shëndetin tim dhe barrën e rëndë të tenisit profesional, duhet të pranoj që unë ‘ nuk jam në gjendje ta shtyj trupin tim në kufijtë e kërkuar.

lajme të ngjashme