Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas 10 rasteve të reja në Prishtinë, Ahmeti apelon për kujdes

NULL NULL
07.06.2020 17:53

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se 10 nga 40 rastet e reja janë nga Prishtina.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se po i pret informatat nga IKSHPK-ja rreth rasteve, njofton Klan Kosova

Ahmeti mes tjerash ka apeluar për kujdes të shtuar këto ditë dhe përmbajtje të rekomandimeve të dhëna.

“Dyzet raste të reja sot, prej të cilave 10 (dhjetë) raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKSHP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave. Distanca 2 metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës të domosdoshme. Ju lutemi për kujdes të shtuar këto ditë. #kujdes”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

lajme të ngjashme