Partitë parlamentare pa konsensus për marrëveshjet ndërkombëtare (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Partitë parlamentare pa konsensus për marrëveshjet ndërkombëtare (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 22.02.2023 20:42

Seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës u shqua me mungesë të konsensusit politik për t’i miratuar marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite.

Fillimisht, në mungesë të 80 votave dështoi kredia me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Pas kësaj, pushteti nuk deshi skenar të njëjtë edhe për Kredinë me Bankën Botërore për reformat e skemave sociale e pensionale.

Meqenëse kjo e fundit ka dështuar dy herë në parlament, paraprakisht VV kërkoi unitet për herën e tretë.

Partia Demokratike ka pranuar ta ndërrojë votën, pasi 15 milionë euro nga 47 gjithsej, është premtuar të ndahen për dëmet nga vërshimet në Mitrovicë e Skënderaj.

Por Lidhja Demokratike nuk ka ndryshuar, pasi beson se nuk nevojiten kredi për skema pensionale. AAK doli pro, mirëpo pati kritika për pushtetin që nuk ka krijuar unitet në këso tema.

Për shkak të mungesës së votave, VV propozoi që votimi për kredinë 47 milionëshe të shtyhet për në tjetër seancë.