Partia serbe “Zavetnici” i kërkon qeverisë “të shpallë okupimin e Kosovës” NULL NULL 25.05.2023 19:35 25.05.2023 19:35 Partia serbe “Zavetnici” i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të shpallë okupimin e Kosovës, duke thënë se të njëjtën gjë e ka thënë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq pas betimit të kryetarëve shqiptarë nëpër katër komunat veriore. “Pas vendosjes së autoritetit të institucioneve të vetëshpallura në Prishtinë dhe në katër komuna në veri të krahinës, mund të konstatojmë se asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk është e lirë nga çizma e Prishtinës”, thotë “Zavetnici”, raporton “Danas”, transmeton Klankosova.tv. “Marrja e një vendimi zyrtar që do të përcaktonte gjendjen e okupimit është e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe sigurinë e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, në këtë moment”, theksohet në këtë komunikatë. Partia “Zavetnici” është parti politike e së djathtës ekstreme në Serbi. Ata e përkufizojnë veten si parti politike konservatore dhe rusofile dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kujtojmë se sot, tre kryetarë të zgjedhur kanë dhënë betimin e tyre për të drejtuar tri komunat veriore të vendit – Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, betimin e ka dhënë ditë më parë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025