Parisienët protestojnë kundër racizmit, islamofobisë dhe dhunës ndaj fëmijëve NULL NULL 21.04.2024 22:38 21.04.2024 22:38 Të dielën, rreth 2 mijë persona protestuan në Paris kundër racizmit, islamofobisë dhe dhunës ndaj fëmijëve, transmeton klankosova.tv Ndalimet e protestave kanë qenë më të shpeshta në Francë në muajt e fundit mes tensioneve të nxitura nga lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, por kjo e datës 21 u lejua. Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, se fillimisht zgjodhi të ndalonte marshimin sepse në shpalljen e protestës organizatorët e kishin krahasuar dhunën e policisë franceze me luftën në Gaza, mirëpo, ky argument u hodh poshtë nga gjykata administrative e Parisit. “Lufta dhe mobilizimi për mbrojtjen e të gjithë fëmijëve është normale, duhet të jetë”, tha Yessa Belkgodja, një nga organizatorët e marshimit, duke përshëndetur vendimin e gjykatës.