Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parisi e kryen me Olimpiadë, ia lëshon rendin Los Anxhelosit

NULL NULL
12.08.2024 07:46

Lojërat olimpike për vitin 2024 që u mbajtën në Paris të Francës morën fund mbrëmë.

Po këtë natë, francezët ua lëshuan rendin amerikanëve të cilët në Los Anxhelos shtrojnë konakun për edicionin e vitit 2028.

Në një ceremoni impozante në përmbyllje të këtyre garave, aktori Tom Cruise u lëshua nga kulmi i Stade de France për të marrë flamurin olimpik, duke sinjalizuar kësisoj edhe kapitullin e ri të këtyre lojërave.

Po ashtu, pjesë e ceremonisë ishin edhe yje të tjera të muzikës amerikane, si Red Hot Chili Peppers, Billie Eilish, Snoop Dogg dhe Dr Dre.

lajme të ngjashme