Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paris2024: “Karamboll” golash në finalen Olimpike, Spanja e artë

NULL NULL
09.08.2024 18:22
Olimpiada, Spanja, Franca Foto: TheSun

Franca ka kaluar herët në epërsi ndaj Spanjës, me golin e mesfushorit të Shtutgardit, Enzo Millot, i cili realizoi për 1-0 në minutën e 11 të ndeshjes.

Gëzimi i francezëve nuk zgjati shumë pasi shtatë minuta më pas, shifrat i barazoi 21 vjeçari i Barcelonës, Fermin Lopes. I njejti futbollist shënoi edhe golin e avantazhit për spanjollët, në minutën e 25-të, njofton Klankosova.tv

Pa kaluar as tre minuta të plota nga epërsia, me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë, Alex Baena i Villarealit e dërgon topin në rrjetë për 3-1.

Në pjesën e dytë, Franca pas shumë tentimeve, e gjeti golin në minutën e 79, me anë të Maghnes Akliouche. Derisa dramën në maksimum e dërgon Jean-Philippe Mateta, kur nga penalltia barazon shifrat 3-3 pak para se të përfundonte ndeshja.

Megjithatë spanjollët nuk hynë në panik, por përkundrazi në vazhdime realizuan edhe dy herë, për ta fituar medaljen e artë. Për këtë u kujdes zëvendësuesi Sergio Camello që realizoi dobjetë, raporton Klankosova.tv

Për ta prekur ndeshjen e fundit të Olipiadës, “gjelat” mundën në gjysmëfinale Egjipitn me rezultat 3-1 (pas vazhdimeve), kruse “Furia e Kuqe” triumfuan ndaj Marokut 2-1.

Në përballjen për medaljen e bronztë, marokenët kanë deklasuar egjiptasit me rezultat të thellë 6-0.

lajme të ngjashme