Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paris, dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të punës

NULL NULL
02.11.2022 00:36

Bashkia e Parisit ka bërë të ditur se të gjitha dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të ditës së punës dhe ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë.

Siç raportoi rrjeti francez ‘France Bleu’ i radio stacioneve lokale dhe rajonale, bizneset që nuk respektojnë këtë vendin do të gjobiten nga 750 deri në 1.500 euro, transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi vjen në mes të krizës energjetike në Evropë që është shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës.

Për t’u përballur me krizën energjetike, qeveritë evropiane po përpiqen të diversifikojnë furnizimet e tyre dhe të marrin masa për të reduktuar kërkesën dhe për të kursyer energji.

Duke filluar nga 1 dhjetori, Bashkia e Parisit gjithashtu do të fikë dritat në tabelat e reklamave nga ora 23:45 deri në orën 06:00.

lajme të ngjashme