Paratë e Ivanka Trump në kampanjën e Hillary-t NULL NULL 19.08.2016 11:11 19.08.2016 11:11 Ivanka Trump, e bija e Donald Trump, ka pranuar një letër nga një kompani ku ajo bëri blerje të aksesorëve. Themeluesit e Lady Grey Jewelry, me seli në Brooklyn, kanë vendosur që paratë të cilat Ivanka Trump shpenzon në blerje në këtë kompani ti dërgojnë për donacion. Këtë ia bënë të ditur Ivanka-s përmes letrës së lartpërmendur, të cilën e postuan në Instagram. “E dashur Ivanka, ju falënderojmë shumë për porosinë tuaj në web! Jemi të lumtur t’ju njoftojmë që mjetet e blerjeve tuaja janë dhuruar për Këshillin Amerikan për Emigrim, Organizatën për Siguri të Armëve, dhe kampanjën e Hillary Clinton. Shpresojmë që të shijoni blerjen tuaj nga Lady Grey” thuhet në letër. Gratë, themeluese të kompanisë, kanë deklaruar që ishin te kënaqura që Ivanka Trump është kliente e tyre, mirëpo nuk pajtoheshin me kampanjën e Donald Trump, kështu që janë ndier mirë që të dhurojnë paratë tek disa organizata më të përshtatshme me idealet e tyre.