Paralajmëron OBSH-ja: 10 milionë ukrainas mund të vuajnë nga çrregullimet mendore nga lufta NULL NULL 21.12.2022 00:21 21.12.2022 00:21 10 milionë njerëz, ose rreth një e katërta e popullsisë së Ukrainës, mund të vuajnë nga çrregullime mendore që lidhen me konfliktin në atë vend, tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Ukrainë, Jarno Habicht. “OBSH vlerëson se deri në 10 milionë njerëz janë të rrezikuar nga një formë e çrregullimit mendor, duke filluar nga ankthi dhe stresi e deri te kushtet më të rënda,” tha Habicht në një konferencë për shtyp në Gjenevë, transmeton Klankosova.tv. Kushtet më të rënda përfshijnë çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) të shkaktuar nga ngjarje traumatike. Habicht tha se numri i sëmundjeve të frymëmarrjes do të rritet me motin e ftohtë dhe ngrohjen e pamjaftueshme, si dhe aksidentet e trafikut të shkaktuara nga rrugët e pandriçuara për shkak të ndërprerjeve të energjisë. “Sistemi shëndetësor po funksionon. Por meqë kanë kaluar 10 muaj, është një stres i madh. Ne vazhdimisht shohim sfida të reja,” tha ai.