Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paralajmërimi i ambasadës amerikane, Taulant Balla i kundërpërgjigjet opozitës

NULL NULL
02.04.2026 11:16

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lëshoi të mërkurën një paralajmërim për veprimeve nga grupe pro-iraniane ndaj Shqipërisë.

Kjo çështje po diskutohet sot në Palrmanetin shqiptar, ku ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe ai i Brendshëm, Besfort Lamallari sqaruan se nuk ka arsye për t’u alarmuar dhe se kabineti është në kontakt me ambasadën lidhur me këtë çështje.

Ndërsa kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund të ketë Shqipëria për ndonjë sulm nga Irani.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka kërkuar që të mos përhapet panik nga deputetët e opozitës, ndërsa iu drejtua Fatmir Mediut duke i thënë se duhet të shkojë dhe të japë llogari para drejtësisë për jetët e humbura në tragjedinë e Gërdecit.

“S’ka asnjë informacion zyrtar”, replikoi Balla me Mediun pas kërkesës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Ti shko jep hesap para drejtësisë së ke vrarë 26 veta”, shtoi ai, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme