Parakualifikimet e Eurobasketit: Ky është orari i Kosovës NULL NULL 08.09.2025 16:01 08.09.2025 16:01 Kombëtarja e Kosovës në basketboll, i ka ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029. “Dardanët” përballjen e parë do ta kenë kundër Shqipërisë, më 30 nëntor. Kjo do të jetë ndeshja e vetme në dritaren e parë, ndërsa në Dritaren e Dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026. Në korrik të vitit të ardhshëm do të jenë ballafaqimet e fundit, ndaj Shqipërisë si vendas dhe Sllovakisë si mysafir, më 2 korrik, përkatësisht 5 korrik. Në Rrethin e Dytë kualifikohen tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë. Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026. Orari i plotë: 27 nëntor 2025 Sllovakia-Shqipëria 30 nëntor Shqipëria-Kosova 27 shkurt 2026 Kosova-Sllovakia 2 mars 2026 Shqipëria-Sllovakia 2 korrik 2026 Kosova-Shqipëria 5 korrik 2026 Sllovakia-Kosova