“Parada e Krenarisë” në Prishtinë, Krasniqi: Kam dy-tri vite që nuk marr pjesë (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 12:54 05.06.2026 12:54 Vullnet Krasniqi Në Prishtinë po mbahet “Parada e Krenarisë” ku qytetarë të shumtë i janë bashkuar marshit në qendër të kryeqytetit. Gazetari Vullnet Krasniqi i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se ai nuk merr pjesë në këtë marshim pasi nuk pajtohet me atë se si duhet të veprohet. Krasniqi tha se për të kërkuar barazi duhet të ndalohet para Qeverisë dhe zyret e partive politike për të kërkuar llogari. “Kam dy-tri vite që nuk marrë pjesë, për shkak që nuk pajtohem se çka duhet me bë. Ka disa arsye, vitin e parë nuk jam pajtu se ka pasur në atë vit vrasje të grave shumë, unë mendoj që të drejtat e LGBT nuk janë asgjë pa të drejtat e grave në Kosovë dhe anasjelltas… Nëse thua që është barazia për revoltë dhe ankohesh se s’ki barazi ishte dashtë me u kthy në revoltë. Do thotë në vend që të shkosh nga sheshi “Zahir Pajaziti” ishte dashtë me u ndal te Qeveria aty, te zyret e partive për të kërkuar llogari”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.